Trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz eshte i bindur se skuadra e tij eshte ne gjendje te munde çdo kundershtar dhe Teuta neser nuk do te beje perjashtim nga kjo. Ne daljen e tij para gazetareve ne pragndeshjen me durrsaket, numri 1 i pankines shkodrane eshte ndalur ne shume detaje te ketij takimi por edhe vazhdimesise se skuadres.
“Mund te them se gjate kesaj periudhe pauze te kampionatit, kemi punuar fort. Po ashtu, te gjitha problemet qe kemi patur sa i perket demtimit te disa lojtareve thuajse i kemi rregulluar dhe tani te gjithe ata jane te gatshem.
Kemi edhe 6 ndeshje per te zhvilluar deri ne fundin e fazes se dyte dhe do te mundohemi te bejme me te miren. Nga vendi i tete ku ndodhemi ne aktualisht dhe deri tek vendi i pare qe mbahet nga Partizani, them se nuk ka shume diferenca.
Teuten e njohim, i kemi marre pike ne Durres, madje duke luajtur edhe me 10 lojtare. Jemi pergatitur maksimalisht per sfiden e neserme. Kam folur me lojtaret dhe kemi rene dakord bashke me ta qe deri ne fundin e ketij viti te luajme fort dhe te japim maksimumin.
Qe nga ndeshja e kaluar me Tiranen kemi filluar te luajme futbollin qe une kerkoj. Menyren e lojes qe deshirojme te aplikojme, mendoj se do ta bejme qe neser, por kam nje porosi per lojtaret e mi: Qe ata te kenaqen ne loje. Te mos jene nen presion sepse i kane kualitetet per te mundur çdo kundershtar.
Kam nje kerkese edhe per tifozet tane te zjarrte. I ftoj ata te na mbeshtesin por duke mos i bere gabimet qe kane bere ne disa ndeshje te meparshme sepse ne fund te fundit demtohet Vllaznia. Une do te jem bashke me ta ne shkallet e stadiumit.
Mendoj se kemi nxjerre shkaqet e paraqitjeve jo te duhura ne disa ndeshje te meparshme qe kemi zhvilluar ne Shkoder dhe mendoj se qe nga neser do ta largojme ate mallkim nga stadiumi”-ka deklaruar Jonuz.