•Përfundoi me sukses kampionati Ballkanik për ekipin tonë kombtarë 🇦🇱 në Sarajevo të Bosnjes.
Nga ekipi i Vllaznisë morën pjesë:
•Menida Meta në peshën 37 kg, kadet zuri vendin e 3-të mbas dy ndeshjeve mjaft të forta ndaj Bosnjes që e fitoi 2-0 dhe ndaj Turqisë 2-0. U ndal në gjysmë-finale nga sportistja Serbe duke e humbur 0-2 me raunde.
•Edrit Çoka -45 kg, kadet zuri gjithashtu vendin e 3-të duke fituar 2 ndeshje, ndaj Maqedonisë së Veriut 2-0, ndaj Turqisë 2-1 dhe ndalet në gjysmë-finale nga një tjetër sportist Turk 0-2.
•Isra Meta -49 kg, junior mbas fitores në ndeshjen e parë 2-0 me Bosnjen ndalet në ndeshjen e dytë nga sportistja Turke 1-2 dhe nuk arrin të hyjë në zonën e medaljeve.
•Irsa Osmanagiq -59 kg, junior ndalet në ndeshjen e parë ndaj kundërshtares mjaft të fortë të Turqisë 1-2 duke bërë një lojë mjaft të bukur.
•Enisa Shabaj -53 kg, senior zhvillon një lojë mjaft të fortë ndaj Rumanisë por humbet 1-2 me raunde duke u mjaftuar me vendin e 3-të.
•Këto sportistë me këtë paraqitje premtojnë shum për të ardhmen dhe shpresojmë që do ngrenë gjithmonë e më lart flamurin Kuq e Zi.
Falenderojmë Federata Shqiptare Taekwondo World – World Taekwondo Albania për mbështetjen e vazhdueshme që na jep dhe ekipit tonë kombtarë i urojmë vetëm suksese.
Urojmë që Bashkia Shkodër ti hedhin sytë tek këta të rinj që janë shembuj pozitiv për komunitetin tonë!