Vllaznia shkëlqen në Kupën e Shqipërisë për grupmoshat U9 dhe U12…

Shpërndaje

Ekipi i mundjes “Vllaznia” ka vijuar paraqitjet e suksesshme edhe në Kupën e Shqipërisë për grupmoshat U9 dhe U12, duke siguruar rezultate të shkëlqyera dhe duke konfirmuar punën e mirë që po bëhet me talentet e reja të këtij sporti.

Në kategorinë U9, kampionë u shpallën Ubejd Juku në peshën 20 kg dhe Veton Demushi në peshën 35 kg. Medalje argjendi fituan Muhamed Kruja (38 kg), Sabriel Drama (42 kg) dhe Jusuf Hafizi (53 kg), ndërsa Jasir Hoti (26 kg) dhe Ensar Xhabija (29 kg) u renditën në vendin e katërt.

Edhe grupmosha U12 regjistroi rezultate pozitive. Eris Mhillaj triumfoi në peshën 53 kg duke zënë vendin e parë, ndërsa Wedah Toro (32 kg) fitoi medaljen e argjendtë. Medalje bronzi siguroi Enes Kodra në peshën 29 kg. Në vendin e katërt u renditën Jusuf Juku (29 kg), Haris Suti (35 kg), Prisjam Demushi (42 kg), Muhamed Pizga (47 kg) dhe Rajan Grenazi (66 kg).

Rezultatet e arritura dëshmojnë talentin dhe përkushtimin e sportistëve të rinj të Vllaznisë, si dhe punën e vazhdueshme të trajnerit Altin Anza në formimin e brezit të ardhshëm të kampionëve.

Shpërndaje