Vllaznia shkëlqen në Kupën e Shqipërisë në Mundje për U15 dhe U17…

Shpërndaje

Më 27 prill 2025, në qytetin e Beratit u zhvillua Kupa e Shqipërisë në sportin e mundjes, stil i lirë, për kategoritë U15 dhe U17. Ekipi i Vllaznisë nën drejtimin e trajnerit Altin Anza u përfaqësua denjësisht, duke zënë vendin e tretë në renditjen kombëtare për kategorinë U15.

Në këtë kompeticion, sportistët e Vllaznisë arritën rezultate të shkëlqyera:

  • Amer Faslija (62 kg) – Vendi i parë
  • Muhamed Tula (75 kg) – Vendi i parë
  • Unejs Hafizi (57 kg) – Vendi i dytë
  • Enes Anza (68 kg) – Vendi i dytë
  • Amar Brahimi (85 kg) – Vendi i dytë

Në kategorinë U17, Vllaznia u përfaqësua me sportistin:

  • Amer Ulqinaku (80 kg) – Vendi i tretë

Gjithashtu, në kategorinë U15 paraqitje të mirë sportive dhanë edhe sportistët:

  • Hadis Bashi (41 kg)
  • Ergi Muçobega (52 kg)
  • Bekim Ramekaj (57 kg)
  • Halid Ulqinaku (62 kg)

Këto rezultate tregojnë progresin dhe përkushtimin e sportistëve të rinj të Vllaznisë në arenën kombëtare të mundjes.

Shpërndaje