Vllaznia s’ humb kohë, nis menjëherë përgatitjet për Partizanin

Shpërndaje

Vllaznia nuk ka humbur kohë pas barazimit me Kukësin dhe menjëherë ka nisur përgatitjet për sfidën e rradhës, atë ndaj Partizanit që do të luhet të hënën në stadiumin “Loro Boriçi”.

Të pranishëm në këtë seancë kanë qenë të gjithë futbollistët me përjashtim të Ramadanit dhe Hristov që vazhdojnë të kenë probleme me dëmtimet dhe për arsye, po ndjekin terapinë e duhur me stafin mjekësor. Stërvitja e sotme është zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe ekipi është ndarë në tre grupe. Lojtarët që kanë luajtur dje si titullarë ndaj Kukësit, janë vënë në dispozicion të teknikut Mirsad Jonuz duke zhvilluar një stërvitje të lehtë, kryesisht të karakterit rigjenerues.

Pjesa tjetër e lojtarëve është stërvitur me zëvendëstrajnerin Mirsad Jonuz ndërsa katër portierët kanë zhvilluar programin e tyre me trajnerin Ideal Lekiqi. Nesër skuadra do të vijojë me procesin normal të përgatitjeve dhe padyshim që vëmendja është maksimale tek sfida e së hënës ku do të kërkohet patjetër fitorja ndaj Partizanit.

Shpërndaje