NJOFTIM
Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia bën të ditur se për ndeshjen e rradhës të vlefshme për grupin A të “UEFA Womens’ Champions League” kundër Paris Saint Germain që do luhet ditën e enjte në orën 18.45, hyrja e tifozëve në stadiumin “Loro Boriçi” do të jetë falas.
Fillimisht, do të hapet vetëm tribuna qendrore e stadiumit dhe nëse është e nevojshme pastaj do të hapen edhe tribunat e tjera.
Ftojmë të gjithë tifozët shkodranë për të na mbështetur në këtë ndeshje shumë të rëndësishme të këtij kompeticioni europian.
Forca Vllaznia!
Eja edhe TI!