Vllaznia, pret edhe dy futbollistë cilësorë/ Trajneri Memelli beson në kompletimin e skuadrës deri në mbyllje të merkatos…

Shpërndaje

Trajneri kuqeblu Migen Memelli vazhdon t’i qëndrojë asaj që ka deklaruar edhe javën e kaluar duke konfirmuar që Vllaznia është në pritje të dy futbollistëve cilësorë, të cilët i përkasin repartit të prapavijës dhe sulmit.

Një gjë të tillë, njëshi i pankinës kuqeblu e shprehu në konferencën për shtyp të dhënë pas ndeshjes së djeshme, Vllaznia-Otrant, ku krahas analizës së skuadrës foli edhe për merkaton.Për ndeshjen, Vllaznia-Otrant, ka folur edhe trajneri i Otrant, Dejan Vukiçeviç, i cili pavarësisht humbjes 2 me 0, është i mendimit se skuadra e tij është në rrugë të mbarë me objektiva për t’u ngjitur në Superligën malazeze të futbollit.

Shpërndaje