Nuk ka qetësi te Vllaznia, katër lojtarë të tjerë infektohen me Koronavirus. Pas testeve të kryera të enjten për thuajse gjithë ekipin.
Kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe lojtarë si Herald Marku, Aleksandar Isaevski, Florind Bardulla dhe Mehdi Çoba.
Menjëherë futbollistët janë karantinuar, ndërsa autoritetet shëndetësore janë alarmuar për situatën dhe kanë vendosur të bëjnë përsëri teste.