Pak minuta më parë ekipi i Vllaznisë është nisur drejt Vlorës, qytet ku do të luajë pasditen e së mërkurës ndeshjen e rradhës për kampionat ndaj Flamurtarit.
Të gjithë futbollistët dhe pjestarët e stafit teknik dhe atij mjekësor, të paisur me maska e doreza janë ngjitur në autobuzin e ekipit i cili ka qenë i paisur edhe me dezinfektuesit e duhur.
Kësisoj Vllaznia duke zbatuar të gjitha rregullat e protokollit të hartuar nga FSHF dhe të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, ka vijuar rrugën drejt Vlorës për t’u bërë gati për takimin e rradhës për kampionat ku padiskutim që do të synojë fitoren.