Vllaznia ndalet në shtëpi, Kastrioti i merr barazimin në “Loro Boriçi”…

Shpërndaje

Vllaznia ka bërë atë që mund të quhet hapi i parë fals i këtij sezoni, teksa ka lënë pikë në shtëpi ndaj një kundërshtari që nuk është rival direkt në luftën për Europën apo titullin kampion. Skuadra shkodrane e ka mbyllur në një barazim pa gola sfidën ndaj Kastriotit në shtëpi, duke i dhënë një shans skuadrave ndjekëse që të shkurtojnë diferencën me të.

Kastrioti i përgjysmuar nga mungesat, ishte përqendruar te loja mbrojtëse, për të mbajtur sa më larg sulmin e rreziksnëm të shkodranëve dhe ia doli shumë mirë ta bënte një gjë të tillë duke i detyruar ata që të kërkonin golin vetëm me harkime në zonë nga krahët apo gjuajtje nga distanca të cilat nuk rezultuan efektive. Në ato momente të pakta kur Vllaznia doli para portës, Hidi u tregua vendimtar me ndërhyrjet e tij, duke ruajtur të paprekur katërkëndorin.

Shpërndaje