Vllaznia me mungesa, Jonuz: Skënderbeu luan mirë, por fitojmë ne…

Shpërndaje

Kuqeblutë e Vllaznisë kanë konsumuar edhe seancen stervitore të së premtes, e fundit në prag të ndeshjes me Skenderbeun, dhe tashmë janë gati për të sfiduar korçarët. Në prag të kësaj ndeshje, e cila nisur nga pozicionet në tabelën e klasifikimit ku të dy ekipet ndajnë vendet e shtatë dhe të tetë të renditjes, konsiderohet  shumë e rëndësishme për Vllazninë. Gjatë konferences për shtyp trajneri Mirsad Jonuz  bëri të ditur se ka mungesa si Adili dhe Bardulla, por që Vllanzia do ta kalojë me sukses këtë ballafaqim në shtëpi.

 “Është shumë e rëndësishme për ne ndeshja me Skenderbeun. Skuadra vjen nga fitorja 4 me 0 me Luftëtarin. Kam folur edhe pas ndeshjes me djemte, normal që kam pasur edhe kritika për lojtarë të caktuar, por gjatë këtyre ditëve kemi punuar për eleminimin e defekteve të konstatuara. Këtë ndeshje nuk do të luajë Adili dhe Bardulla, ndërkohë që lojtarët e tjerë janë që të gjithë gati. Në lidhje me skuadrën e Skenderbeut mund të them se luajnë futboll të pastër, kanë lojtarë dhe sulmues të mirë dhe çdo herë ato luajnë me shumë pasime. 

Kemi luajtur dy herë me Skënderbeun dhe besoj se edhe në këtë ndeshje do të arrijmë të luajmë mirë dhe të marrim tre pikë. Dua të flas pak për klasifikimin në Superligë ku me një fitore ndaj Skenderbeut, Vllaznia do të ngjitet sipër dhe në vazhdimin e punës sonë do të kemi edhe dy ndeshje të rëndësishme. Duhet të luajnë me kujdes disa lojtarë sepse kanë kartona të verdhë dhe me stervitjet që kemi bërë do të kemi lojtarët e duhur për ndeshje. Unë nuk me kam ndryshuar orarin, nuk është një kërkesë e imja, mendoj se është e njëjta gjë për mua dhe skuadren. Shumë ndeshje ne i kemi humbur për gabime individuale, por këto janë probleme të kaluara për mua dhe unë dua të vazhdoj ndeshjen për të shtunën ndaj Skenderbeut, në 14, 16, apo 18.00 nuk ka rëndësi aspak për ne.”

Sa i përket rivalitetit me Skenderbeun si rival i Vllaznisë për vendin e shtatë, Jonuz përgjigjet:

 “Nuk e shoh këtë situate vetem me Vllazninë dhe Skenderbeun, ka edhe skuadra të tjera që janë afër me pikë si Teuta, Laçi, Bylis, dy-tre pikë nuk janë ndonjë diference. Tani Skenderbeu është në të njëjtën situatë siç ishte Vllazia, pra luan jashtë  dhe përfundimi do të jetë me 15 maj për të parë rezultatin final  të klasifikimit. Çdo gjë është e mundur sepse kemi një grup shumë të mirë, dhe e di sepse kemi bërë edhe analizën se si e kemi humbur ndeshjen me Tiranën dhe mendoj se nesër lojtarët tanë do të japin maksimumin në ndeshjen me Skënderbeun.”

I pyetur në lidhje me diskutimin që po bëhet aqë Superliga të bëhet me 14 skuadra, tekniku i Vllanzisë, Mirsad Jonuz e përkrah si iniciative.

 “Po, për mendimin tim është diçka e mirë edhe për skuadrat shqiptare, sepse futen edhe skuadra të mira në Superligë, Pogradeci, Besëlidhja, Apolonia që janë skuadra të mira për mua. Për Vllazninë mendoj se nuk është problem kjo pjesë, sepse ajo qëndron në Superlige dhe mendoj se ndeshje pas ndeshje Vllaznia do të vazhdojë të luajë mirë dhe të marrë pike.”

Sfida Vllaznia-Skenderbeu e vlefshme për javen e 24-tërt të Superligës së futbollit shqiptar  luhet në oren 14.00 të së premtes në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Shpërndaje