Vllaznia e femrave është me fat në Kupat e Europës. Goglat kanë vendosur që vajzat shkodrane të jenë pjesë e grupit 10 që është me 3 skuadra. Shorti e ka favorizuar duke e kaluar direkt në finalen e këtij grupi.
Kësisoj kuqeblutë do të presin ekipin që do të dalë i fituar nga çifti Breznica – Spartak Myjava për t’u ndeshur me ta. Një mundësi e mirë për vajzat e skuadrës së Vllaznisë në futboll që do të tentojnë të shkojnë sërish mes më të mirave të 32 ekipeve në Champions League.