Vllaznia mbyll merkaton e janarit, tani mendjen tek Bylis

Share your love

Mbrëmjen e së premtes është mbyllur merkatoja për të gjitha ekipet e Kategorisë Superiore dhe Vllaznia e mbyll atë me katër përforcimet e bëra gjatë janarit. Bëhët fjalë për Mevlan Adilin, Simeon Hristov, Eugeniu Sidorenco dhe Silvio Rodrigues Pereira Junior.

Stafi teknik duket i kënaqur me lëvizjet e bëra dhe mendon se ekipi është shumë më i fortë në krahasim me gjysmën e parë të sezonit. Sakaq, ekipi ka vijuar përgatitjet për sfidën e së hënës me Bylisin që do të luhet në Ballsh dhe për këtë takim trajneri Jonuz do të ketë të gatshëm edhe sulmuesin Junior të cilit i ka mbërritur sot dokumentacioni i duhur dhe do të jetë për të luajtur.

Në kampin kuqeblu ka besim se edhe në takimin e rradhës skuadra do të marrë rezultat pozitiv dhe kjo dallohet qartë në optimizmin e të gjithë lojtarëve dhe stafit.

Share your love