Këshilli Bashkiak i Shkodrës, do të organizojë një mbledhje ditën e sotme, ku do të vendosen fatet e Vllaznisë, nëse do të mund të luajnë në Europë apo jo.
Nëse Këshilli Bashkiak, do të miratojë fondin e kërkuar nga Bashkia për shlyerjen e detyrimeve tatimore, atëherë Vllaznia mund të luajë në Europë, në të kundërt, nuk do të mund të luajnë.
Bashkia i ka kërkuar Këshillit Bashkiak që të miratojë sot shumën prej afro 820 milionë lekësh të vjetra që do të shkojnë për të mbuluar detyrimet e prapambetura për sigurime dhe tatime.
Nëse Keshilli nuk e miraton këtë gjë, atëherë pasojat do të jenë të mëdha për Vllazninë. Kuqeblutë edhe nëse arrijnë Kupat e Europes, nuk do të mundet të luajnë sepse nuk do te licensohet si pasoje e borxheve qe ka ndaj organeve tatimore.
PANORAMASPORT.AL