Xhelil Asani largohet nga Vllaznia. Mbrojtësi 28-vjeçar, i cili mbërriti në Shkodër në fillim të sezonit, nuk mori shumë minuta në fushën e lojës. Një situatë e tillë duket se ka ndikuar në vendimin për të ndërprerë këtu aventurën kuqeblu. Është vetë klubi shkodran që ka njoftuar largimin e mbrojtësit me një njoftim në rrjetet sociale.
Njoftimi i klubit:
KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin me futbollistin Xhelil Asani. Ne e falenderojmë për kontributin e dhënë për skuadrën tonë në gjysmën e parë të këtij sezoni dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.
Faleminderit Xhelil Asani!