“Vllaznia ka shansin e artë për titullin kampion”, Edi Martini: Partizani s’më duket agresiv, situata te Teuta nuk është alarmante…

Shpërndaje

Kampionati shqiptar ka mbyllur 9 javët e para. Partizani qëndron në krye, ndërsa top-3 plotësohet nga Erzeni dhe Tirana. Vendi i katërt mban nga Vllaznia, sakaq Egnatia është në mesin e tabelës.

Pozicioni i gjashtë nuk i shkon aspak përshtat Kukësit, me verilindorët që s’po bëjnë edicionin e pritur. Më poshtë gjenden Bylis, Kastrioti dhe Laçi. Teuta po zhgënjen plotësisht, pasi renditet e fundit. Trajneri i mirënjohur, Edi Martini dha mendimin e tij, në intervistën e dhënë në Skype për Sport News në News24.

“Partizani– Partizani është më meritë aty ku është. Titulli? Shumë e vështirë. Unë jam i sigurt që janë nisur për një rrugë të tillë. Duke parë që disa skuadra nuk janë në nivelin e vitit të vjetshëm, kanë më shumë ide për të realizuar atë ëndërr. Është një kampionat që nuk dihet se kush e fiton deri në fund.

Të luash pa stres është diçka e madhe. Fati i tyre që edhe ekipet e mëposhtme nuk janë në formë. Më pëlqen mënyra sesi të kuqtë luajnë, por në momente vendimtare, e shikoj që po ccalojnë. E vështirë të dalësh kampion, nëse në gjirin tënd nuk ke kampionë. Nuk e shikoj si skuadër agresive, e kam parë edhe ndeshjen e fituar me Vllazninë.

Vllaznia– Vllaznia ka shansin e artë për të dalë kampion. Nuk po luajmë mirë. Gjithsesi, edhe kur nuk luan mirë, ka marrë pikë të rëndësishme. Unë jam i bindur se me kthimin e lojtarëve, ekipi do jetë shumë i fortë.Mendoj se Vllaznia do të bëhet edhe më e fortë. As futbollistët nuk janë në formën e duhur.

Teuta kaloi një periudhë tranzicioni. Disa lojtarë zhgënjyen. Mendoj se vërtetë janë në fund, por diferenca me ekipet lart nuk është e madhe. Nuk është alarmante” – Tha ai.

Shpërndaje