Dritë jeshile të Vllaznia. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta në klubin shkodran se është arritur marrëveshja mes palëve, për të zgjidhur këtë situatë kritike.
Mësohet se senatorët e ekipit, kanë rënë dakord me kryebashkiaken Ademi, që të dalin nesër në stërvitje dhe të vazhdojnë përgatitjet normalisht për rifillimin e kampionit.
Numri një i klubit, znj, Voltana Ademi, u ka premtuar lojtarëve se çështja financiare do të zgjidhet para ndeshjes së parë në 3 qershor.