Vllaznia ka arritur të mposhtë Apoloninë ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë Superiore.
Ardit Hoxhaj në minutën e 40’, vendosi qetësinë të shkodranët, duke shënuar golin e avantazhit pas një krosimi të Gurishtës.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, me shkodranët që ruajtën avantazhin për të marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila i mban në krye të renditjes.