Vllaznia e basketbollit te meshkujve e ka mbyllur me fitore fazen e dyte te Liges Ballkanike, madje duke mundur ekipin kryesues te ketij kompeticion, ate Akademic Bultex.
Ne fund te takimit te luajtur ne “Qazim Dervishi”, ekipi shkodran ka fituar me rezultatin 87-77 ndaj bullgareve. Nje takim i luajtur ne menyren e duhur prej tyre, çka jep shpresa edhe per te ardhmen.
Fillimi i takimit eshte i bararte dhe i tille do te shoqerohej deri ne fund te periodes se pare qe fitohej 22-21 nga Vllaznia. E njejta gje edhe ne perioden e dyte qe mbyllet ne shifrat e barabarta 40-40.
Nderkohe ne perioden e trete, Vllaznia krijon shkeputjen fale nje loje me te mire me te mire te saj dhe e mbyll kete periode me shifrat 67-57.
E njejta diference ruhet thuajse deri ne fund dhe i gjithe takimi do te mbyllej me rezultatin 87-77. Nje fitore, e dyta per ekipin shkodran ne Ligen Ballkanike pas asaj me Rahovecin dhe per me teper, nje loje e bukur çka jep shpresa per ndeshjet e ardhshme ne kupe dhe kampionat per kuqeblute.
www.shkodrasport.com