Vllaznia mposhti Elbasanin me rezultatin 2-1 me përmbysje, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të.
Shkodranët vuajtën jo pak, por në fund ia dolën të marrin 3 pikët, që vijnë pas dy humbjeve radhazi.
Debutim me humbje për trajnerin e ri, Ivan Gvozdenovic në stolin e Elbasanit. Verdheblutë e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë një goli të shënuar nga Qaqi me kokë në minutën e 35-të.
Megjithatë, fraksioni i dytë i lojës, ishte një histori tjetër. Dodaj, i aktivizuar nga stoli ia doli të barazojë shifrat në minutën e 64-t, duke shënuar me kokë, pas një krosimi të marrë në zonë.
Këtë avantazh, Vllaznia e ruajti deri në fund, për të marrë fitore, e cila i ngjit në kuotën e 28 pikëve në vendin e katërt. Elbasani mbetet në vendin e pestë me 21 pikë.