VLLAZNIA FIRMOS ME QENDËRMBROJTËSIN DARKO BULATOVIÇ
Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka nënshkruar sot me qendërmbrojtësin Darko Bulatoviç. Ai në sezonin e fundit luajti për skuadrën e Sutjeskës së Nikshiqit në Superligën malazeze, ndërkohë që është edhe lojtar i kombëtares së këtij vendi.
Bulatoviç do të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin 2021-2022. Ndërkohë drejtuesit e klubit vazhdojnë negociatat me lojtarë të tjerë cilësorë, në përmbushje të objektivit për një prezantim dinjitoz në Kupat e Evropes dhe fitimin e titullit kampion për sezonin e ri.
Mirë se erdhe te Vllaznia Darko!🔴🔵