Paraditen e sotme presidenti i KFF Vllaznia Lazer Matija ka prezantuar para mediave lojtaret e reja që janë bërë pjesë e këtij ekipi. Janë 7 futbolliste të reja të cilat i janë bashkuar kësaj skuadre në prag të pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve të Europës dhe që do të jenë pjesë e saj edhe pëe sezonin e ardhshëm të futbollit shqiptar.
Pjesë e Vllaznisë tani e tutje do tëë jenë futbollistet kosovare Qendresa Krasniqi, Gresa Berisha e Lumbardha Misini. Po ashtu edhe portieria spanjolle Anna James Buhigas, mbrojtësja kanadeze Brooklun Ada Tidder (e cila mbërrin nesër), mesfushorja amerikane Julia Ann Sattler dhe sulmuesja po amerikane Melissa Alison Garcia.
Suksese vajzave kuqeblu!🔴🔵