Në ndeshjen e parë si trajner i Teutës Renato Arapi do përballet me Vllazninë, një ekip që e cilëson si të rrezikshëm.
Java e 11 e Superligës nis të premten me dy sfida ku spikat Teuta-Vllaznia, që do të luhet në orën 16:45 në stadiumin ‘Elbasan Arena’. Vllaznia e vendit të tretë vjen pas dy fitore radhazi, ndërsa Teuta kampion në fuqi ka ndryshuar trajnerin.
“Atmosfera ka ndryshuar shumë me ardhjen e profesor Arapit. Besoj kjo rritje e atmosferës dhe ritmit më bën optimist për të ecur para,”-deklaron Pano Qirko, portier i Teutës.
Vllaznia është një nga ekipet më të mira të momentit. Për mendimin tim vjet ka qenë ekip më i rrezikshëm, por edhe kët vit me lojtarët që kanë afruar janë duke bërë paraqitje të mirë,”-shprehet Renato Arapi, trajner i Teutës.