Kategoria Superiore e futbollit shqiptar vijon bojkotin dhe ndeshjet e javes se trete te saj te planifikuara per t’u luajtur sot, nuk jane zhvilluar. Futbollistet e te gjithe ekipeve megjithate kane zbritur ne stadiumet dhe fushat sportive, por jo per te luajtur.
Keshtu ka ndodhur edhe ne Shkoder kur ne kuadrin e javes se trete duhej te ndesheshin Vllaznia dhe Tirana. Futbollistet e te dy ekipeve por edhe ato te Akademise Vllaznia kane zbritur ne fushen “Reshit Rusi” per disa minuta, por thjesht per te protesuar.
Ka qene kapiteni ekipit shkodran Erdenis Gurishta ai qe ka lexuar para mediave nje deklarate ku i bente thirrje Qeverise per plotesimin e kerkesave te klubeve…
Te njejten gje ka bere edhe kapiteni i Tiranes dhe me pas, te gjithe futbollistet kane lene nje e nga nje fushen, duke perfunduar kesisoj nje tjeter proteste te klubeve shqiptare ndaj qeverise.