Vllaznia e Osmanit është në një super formë! Shkodranët kanë marrë një tjetër fitore, këtë herë në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Shqipërisë ndaj Flamurtarit. Vlonjatët nuk kishin asnjë mundësi as për të menduar surprizën në këtë takim pasi shkodranët fituan bindshëm 4-0.
Gjithçka u vendos që në pjesën e parë, por Bekim Balaj hapi spektaklin e kësaj ndeshje në minutën e 28 duke shënuar nga penalltia. Vetëm dy minuta më vonë ishte Mala që dyfishoi, ndërsa Alivoda në minutën e 41 vendosi historinë e kualifikimit. Për të shtuar më tej dhimbjen e Flamurtarit mendoi Boshnjaku, që në të 77 vendosi fitoren 4-0.