Vllaznia e femrave vazhdon me përgatitjet në prag të ndeshjes së Champions përballë ekipit turk të Alegespor.
Këtë të martë klubi bëri disa afrime mjaft të rëndësishme që do t’i shërbejnë për të ardhmen.
Presidenti Lazër Matija u shpreh se ka një projekt afatgjatë për skuadrën që ai drejton dhe synon të bëjë paraqitje të mira edhe në arenën ndërkombëtare.
“Mendoj që kemi afruar futbolliste të reja ne skuadër dhe me perspektivë. Këto afrime nuk janë vetëm për Champions League, janë edhe për kampionatin, edhe për vite të tjera në vazhdim,” – u shpreh Matija.
Sipas tij falë afrimeve të rejë tashmë niveli i skuadrës është rritur ndjeshëm dhe pret të shohë ndryshimin që në ndeshjen e radhës që skuadra do të luajë në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja përballë Alegespor do të luhet të martën e ardhshme në stadiumin Loro Borici.