Tek ekipi i Vllaznis vijojne problemet, lojtaret nuk kane pranuar te dalin ne stervitjen e parashikuar pasdreken e kesaj te enjte nen urdherat e teknikut Jonuz.
As nderhyrja e administratorit Lici nuk arriti te zgjidhe problemin ne fjale, lojtaret pasi kane debatuar me administratorin kane vendosur te bojkotojne stervitjen ne nje afat te pacaktuar.
Administratori Lici shprehet: “Kjo nuk eshte problematike e re, pasi ne jemi te detyruar te zbatojme ligjet. Nuk jane miratuar financat, pasi buxheti eshte i bllokuar per ne. Gjendja e pandemise ka bere te veten. Ne nuk mund te paguajme nje pune te pa bere. Ja bera te qarte lojtareve“.
Kapiteni Lika: “Ekipi nuk ka marre prej Janarit pagat, pra kemi 4 muaj pa marre leket. Ne mendojme qe duhet me e zgjidh, sepse ne na thojne e ka keshilli bashkiak. Keta mund te kene lufte politike mes tyre, por cfare pune kemi ne. Ne duam pagat.