Vllaznia bën blerjen e radhës, vjen amerikani 36 vjeçar…

Shpërndaje

Jordan Martin, 26-vjeçari amerikan, 2.03 i gjatë i cili luan në pozicionin 5, ka bindur me aftësitë e tij stafin teknik kuqeblu dhe sot ka nënshkruar kontratën me presidentin Alban Xhaferi.

Martin konsiderohet një përforcim mjaft i rëndësishëm për fitimin e titullit kampion.
Eksperienca e tij në kampionatin portugez, rumun dhe së fundmi me Pejën në Kosovë, ku u dallua së tepërmi në takimin që Vllaznia luajti në Shkodër në kuadër të Ballkan Ligës, ka bindur menjëherë drejtuesit kuqeblu.

Martin do të aktivizohet që në takimin e sotëm në orën 20:30 ndaj ekipit malazez Studentski Centar Podgorica.

Shpërndaje