Vllaznia Basket largon trajnerin Gospodinov

Shpërndaje

Vllaznia ne basketboll per meshkuj largon trajnerin Nikolai Gospodinov. Shkak jane bere rezultatet e dobeta ne ndeshjet e fundit por edhe menyra e komunikimit dhe atmosfera jo e mire e krijuar ne skuader nga bullgari Gospodinov.

Per momentin do te qendroje ne pankine zevendes trajneri Ervin Berdica ndersa ne ditet ne vijim pritet te vije trajneri i huaj qe mund te jete nga Kroacia, Mali i Zi ose ndonje shtet tjeter afer Shqiperise.

Klubi pritet qe te dale sot me nje deklarate per shtyp rreth largimit te trajnerit Gospodinov dhe situates tek Vllaznia. Shkodranet humben ne shtepi ndeshjen e kampionatit ndaj Partizanit gje e cila ka bere qe presidenca te marre vendimin per largimin e trajnerit Gospodinov.

Shpërndaje