Vllaznia, bashkëpunim me klubin e SV Arminia Hannover…

Shpërndaje

Klubi i futbollit Vllaznia pas zhbllokimit te proçesit te liçensimit per Kupat e Europes po punon edhe per te ardhmen.

Keshtu, mesohet se drejtuesit e klubit shkodran kane nisur nje bashkepunim me menaxherin e ekipit gjerman te SV Arminia Hannover.

Nje gje e tille behet e ditur nga sekretari Blendi Dibra, qe tregon detaje nga ky bashkepunim.

“Projektojmë të ardhmen Evropiane të Vllaznisë, me menaxherin e SV Arminia Hannover z.Darius Schwientek… po planifikojmë fazën përgatitore, kurse kualifikimi për trainerët e akademisë, shkëmbime lojtarësh dhe ndeshje miqësore me klube gjermane.

Falenderim i veçantë për “arushen kuqeblu”, Skerdi Bejzade, që mundësoi këtë bashkpunim,” – shkruan Dibra ne “facebook”.

Shpërndaje