Vllaznia barazon me Elbasanin dhe ngjitet në vendin e dytë…

Shpërndaje

Ndeshja mes AF Elbasanit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 35-të të Abissnet Superiore, është mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1. Të dy skuadrat zhvilluan një përballje të fortë, ku u ndanë me nga një pikë secila në këtë fazë të rëndësishme të kampionatit.

Golat e takimit u shënuan nga Bekim Balaj për Vllazninë dhe Amarildo Gjoni për Elbasanin. Vllaznia e nisi mirë takimin, por Elbasani reagoi dhe arriti të rikthehej në lojë, duke siguruar një barazim që e mban në garë për vendet e kreut.

Pas këtij rezultati, Vllaznia mbetet në vendin e dytë në renditje, pas Egnatias kryesuese. Ndërkohë, Elbasani përfiton nga rezultatet e tjera dhe parakalon Partizanin, duke u ngjitur në vendin e katërt, një javë përpara përfundimit të sezonit./Realitetispost/

Shpërndaje