Vllaznia arriti të triumfonte në transfertë ndaj Bylisit në sfidën e vlefshme për javën e 33-të. Tre pikë të rëndësishme për shkodranët e Brdariç, që iu falën golit të Albion Avdijajt, në një transfertë mjaft të vështirë si ajo e “Adush Muçës”.
Vllaznia në pjesën e dytë ka administruar më mirë, u mbrojt me forca të shumta, e natyrisht pretendoi edhe për një penallti, në një ndërhyrje të Stojanoviç ndaj Avdiajt. Por, ndeshja përfundoi 0-1 në favorin e shkodranëve që nuk hapin rrugë dhe me këtë 3-pikësh janë në garë për titullin.