Vllaznia arkëton shumën e majme për kalimin e Geralb Smajlit tek FC Ballakani…

Shpërndaje

Me një postim në faqen e vet zyrtare, Klubi i Futbollit Vllaznia ka shpjeguar shitjen e Geralb Smajlit tek Ballkani në Kosovë.

Nga kjo lëvizje shkodranët kanë përfituar rreth 90 milionë lekë.

“KF Vllaznia njofton se ka pranuar ofertën ekonomike duke bërë të mundur nënshkrimin e marrëveshjes për transferimin e lojtarit Geralb Smajli pranë FC Ballkani në Superligën kosovare të futbollit. Me këtë rast dëshirojmë të falenderojmë drejtuesit e FC Ballkanit për interesimin dhe korrektesën e treguar për të bërë të mundur këtë transfertë me përfitim reciprok! Njëkohësisht falenderojmë lojtarin Geralb Smajli për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierën e tij! Gjithashtu FC Ballkanit i urojmë një prezantim sa më të sukseshëm në sezonin e ri 2024-202”,- shkruan në faqen e saj klubi i futbollit Vllaznia.

Mbrojtësi i Shpresave U21, kërkonte një aventurë të re në karrierë dhe prandaj mori vendimin për të lënë klubin e tij të vendlindjes.

Smajli u aktivzua per disa sezone me kuqeblute duke shkëlqyer sidomos vitin e fundit me lojërat e tija.

Shpërndaje