“Vjeshta mund të nisë mbarë”/ Gazetarja Dibra parashikon me gjashtë pika ngjarjet e muajve në vijim…

Shpërndaje

Vjeshta mund të nisë mbarë:

1. Ma në fund indeksimi i rrogave, sipas inflacionit edhe për administratën, jo vetëm për infermierë e mësues. Fundja edhe ne ekzistojmë.

2. Policia do na thotë u vra apo jo Martinaj, sepse e kërkon kryeministri kët info, si popull që lexon portalet. (Kazan, kazan por i ndjek)

3. Do zgjerohet fasha e përfituesve në kompensimin e energjisë elektrike. Kështu nuk jam e detyruar të ndahem me çertifikatë nga mami, që të marrë lekët e dritave. (A ndahet prindi për 700 lekë 🙄)

4. Policët do bëjnë edhe shërbime me pagesë. (Punë ka por s’ka profesionistë, thotë Rama e këta janë nana e punëve… e kuptoni vetë 😉)

5. Fillon sezoni i telenovelave, Përputhen, Love Story ect. (Këtej e poshtë gjanat vijnë tu u prishë. Më duket se mjaftojnë 4 pikat e para 😛)

6. Hapet fushata, ka zgjedhje në pranverë. Do fillojnë telefonat, “Ku je maj, a je për kafe? Po ku ke humbë? Kena takim ktu e atje, organizohena etj etj.

Ju thashë deri te 4 më lexoni…

Shpërndaje