Të rinjtë e Vaut të Dejës rigjetën entuziazmin dhe shpresën për ditë më të mira për vehten dhe familjet e tyre.
Vizita e Lulzim Bashës dhe shpalosja e programit për rininë ishte një sinjal pozitiv pas disa viteve të zymta ku shumë të rinj e shihnin shpresën vetëm tek emigrimi dhe braktisja e vendit për shkak të politikave të shpopullimit që i ofron kjo qeveri.
Lulzim Basha bëri të qartë para të rinjve dhe banorëve të Vaut të Dejës se ai nuk do të sjell punëtorë nga Bangladeshi por investime nga vendet e BE të cilat do të përkthehen në mundësi reale për rininë dhe banorët e zonës
Rinia është e sotmja dhe e ardhmja.