Rastet e virozave janë rritur ndjeshëm dhe kanë arritur kulmin gjatë kësaj periudhe në Shkodër. Gripi dhe virozat e stinës kanë prekur kryesisht moshat aktive.
Epidemiologja Dhurata Hysa thekson se ka një trend në rritje të infektimeve dhe kërkon nga qytetarët që të shmangin grumbullimet në ambiente të mbyllura.
E rëndësishme është të fillohet mjekimi menjëherë, pasi situata mund të përkeqësohet.
Gripi mund të lërë pasoja të rënda në mushkëri, ndaj Hysa këshillon që qytetarët e infektuar të drejtohen tek mjeku i familjes dhe më pas tek pneumologu.