Autoritetet italiane kanë sekuestruar pasuritë e një bosi shqiptar droge, në zonën e Torinos në kuadër të një operacioni anti-droge.
Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarit me iniciale D.G I janë sekuestruar 4 makina luksoze dhe një kompleks i tërë kompanish që operonin në sektorin e ndërtimit.
Sipas raportimeve, shqiptari është një kriminel i njohur për drejtësinë në Itali, pasi akuzohet se ka pasur një rol kryesor në një trafikun ndërkombëtarë të drogës. Raportohet se Gjykata e Torinos, me kërkesën e policisë nxori masën e sekuestrimit të aseteve, në një vlerë totale prej 600 mijë eurosh.
Shqiptari rezulton i dënuar në vitin 2002 pasi ka qënë pjesë e një shoqate kriminale që synonte të ndihmonte emigracionin e paligjshëm. Ai më pas u shpall fajtor edhe për marrjen e mallrave të vjedhura.
Mes viteve 2003 dhe 2004, së bashku me shtetas të tjerë shqiptarë, ai u dënua edhe për një sërë krimesh të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës, -shkruajnë mediat e huaja.