“Viktimat në Shkodër janë ndjekur nga Mali i zi!” Karamuço: Madje dihet për autorët … Policia ka frikë…

Shpërndaje

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në Euronews Albania se ngjarja e Shkodrës ku mbetën të vrarë 4 persona është në prag të zbardhjes. Ai tha se ka informacione se viktimat, Hamzi Lici dhe Arlind Bushati janë ndjekur që nga Mali i Zi.

Sipas tij, autorët tashmë mund të jenë arratisur, por tashmë policia është shumë afër zbardhjes së ngjarjes dhe ka emra konkret për ata që mund të jenë autorët. Megjithatë Karamuço tha se ka një frikë dhe intimidim nga polocia e Shkodrës e cila tashmë është vënë re edhe nga qytetarët.

“Mund t’ju them se kjo ngjarje është në prag të zbardhjes. Nuk mund të them që jemi në prag të arrestimit të autorëve, sepse autorët edhe mund të jenë larguar. Janë gjetur shumë prova.

E para janë gjetur prova në kufi, ku tashmë do të provohet edhe nga deklaratat që do të japë në vijim Policia e Shtetit që viktimat janë ndjekur që nga territori i Malit të Zi në hyrje të territorit Shqiptar dhe më pas janë mbikëqyrur për aktivitetin që kanë pasur në Shkodër deri në kryerjen e atentatit. Madje dihet për autorët edhe dy apo tre shtëpi deri sa janë vendosur për të kryer atentatin.

Këto shtëpi mund të lidhen edhe me persona konkret që mund të akuzohen si personat që kanë kryer atentatin. Ka një frikë dhe intimidim nga ana e policisë në qytetin e Shkodrës ku bëhet me dije se krahas atyre që janë në kërkim, janë edhe katër urdhra ndalimi që mbahen në sirtar nga policia e Shkodrës për katër persona konkret të dyshuar si autorë të kësaj masakre.

Kjo frikë është vënë re edhe nga qytetarët. Policia ka emra konkret, por edhe sikur ti dija nuk do i thoja. Di të them që në javën në vijim do ketë një reformë të thellë në nivelin drejtues të policisë së qarkut të Shkodrës të cilët detyrë do kenë rivendosjen e rendit dhe qetësisë publike në atë qytet”,-tha Karamuço.

Kujtojmë se atentati i ndodhur në Dobraç të Shkodrës pasditen e 30 tetorit 2024 rezultoi me 4 viktima. Shënjestër ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, por përveç tyre humbën jetën edhe dy kalimtarë të rastësishëm burrë e grua, Flutura dhe Bashkim Basha.

Shpërndaje