“Ilir, ka një fije të hollë që e ndan njerzillekun me cinizmin. E mesa lexoj këtë e ke të vështirë ta kuptosh.
Të falenderosh bluzat e bardha për punën e tyre është vërtetë njërzillek, dhe ty si krijues i “Shëndetësisë falas” të takon.
Por ta shoqërosh një falenderim ndaj tyre me #votopartinë që infektoi të ardhmen e Shqipërisë, është cinizëm.
Ta kuptoj hallin, edhe pse nuk ka cinizëm dhe shkelje ligji që të ndan ty nga humbja e 25 Prillit që të ka rezervuar Shkodra”, shkruan Bushati.