Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen L. Ç., 22 vjeçe, banuese në fshatin Grudë e Re, pasi në segmentin rrugor “Grudë e Re – Shkodër”, automjeti që drejtonte ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. L., 42 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. M., 56 vjeç, banues në Koplik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
-Më datë 09.09.2024, shtetasi A. D., 34 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një mjet lundrues skaf, në liqenin e Shkodrës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.