Vidhet biznesi në rrugën “Myslym Shyri”, një person i maskuar merr paratë dhe largohet…

Shpërndaje

Në rrugën “Myslym Shyri” është vjedhur një dyqan Vodafone. Një person ka hyrë brenda ka bërë sikur ka futur dorën në brez për të nxjerr pistoletën dhe i ka marrë shitëses së dyqani xhiron ditore në vlerën rreth 400 mijë lekë të vjetra dhe eshte larguar.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shpërndaje