Vidhen një automjet dhe një banesë në Shkodër…

Shpërndaje

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë të lartë, pas orarit të lejuar, procedohet penalisht administratori i një subjekti në Shkodër.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin K. N., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrolleve u konstatua se në subjektin (lokalin) që ai administronte, gjenerohej muzikë në tejkalim të normave të lejuara, pas orarit të përcaktuar.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin L. M., 59 vjeç, banues në fshatin Shtoi i Ri, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-J . Z., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë shtetasen M. S., 59 vjeçe, që lëvizte me biçikletë, dhe është larguar nga vendi i aksidentit;

-E. V., 21 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri dhe për një 17-vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. V., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të lëvizur automjetin.

Statcioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 57 vjeç, banues në Shkodër, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Bashkiake, gjatë vendosjes së një mase administrative, për zënie të hapësirës publike.

-Me datë 28.07.2024, shtetasi A. N., 39 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur motomjetin, në fshatin Stom Golem. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

-Me datë 28.07.2024, shtetasi I. N., 67 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash në banesën e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje