VIDEO/ Zef Hila takim me banorët në Paçram: “Qeveria Basha garanci për zgjidhjen e problemeve”…

Shpërndaje

Kandidati i Partisë Demokratike në Vau Dejës në Qarkun e Shkodrës, Zef Hila ka vijuar takimet me banorë të zonave. Ndalesa e tij ka qënë në fshatin Paçram.

Ai ka garantuar banorët e kësaj zone se zëri i tij nesër në parlamentin e Shqipërisë do të jetë për zgjidhjen e problemeve të cilat janë të shumta, duke iu referuar problemeve në bujqësi, arsim, shëndetësi apo edhe në furnizimin me energji elektrike

Banorët e Paçramit i garantuan mbështetje kandidatit Zef Hila, ndërkohë që kërkuan nga të githë banorët që të jenë të kujdesshëm në fenomenin e shit – blerjes së votës.

Zef Hila është numri 5 në listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Shkodrës dhe është përfaqësues i banorëve të Bashkisë Vau Dejës.

Shpërndaje