Presidenti Ilir Meta ka postuar në profilin e tij në rrjete sociale një video-deklaratë të aktorit shkodran të humorit Zef Deda i cili shprehet se me datë 2 mars do të jetë patjetër në Tiranë me mbrojt kushtetutën pasi sipas tij është shpirti dhe forca e një kombi.
“Ta merr mendja që do jem, duhet patjetër me shku me datën 2. Me mbrojt kushtetutën se Kushtetuta për një komb është liria e fjalës, e veprimit, mendimit, prodhimit, forca e shpirti i tij.
Ndaj të gjithë së bashku me datë 2 me mbrojt kushtetutën, ai që mbron kushtetutën, ai është burrë” shprehet aktori Deda.
Vetë presidenti e ka quajtur të mirëseardhur deklaratën e aktorit legjendare të humorit shqiptar duke u shprehur se askush më shumë se Shkodra nuk e ka vuajtur tiraninë e partisë-shtet.