Voltana Ademi thyen bojkotin, merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Shpërndaje

Për herë të parë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit Voltana Ademi ka marrë sot pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Kryebashkiakja në detyrë është shprehur se ndodhet në atë sallë për t’i shërbyer qytetarëve.

“Jam në këtë sallë për t’i shërbyer qytetarëve të mi, paketa fiskale dokument i rendësishëm”, ka thënë ajo.

Voltana Ademi publikoi dokumentin e Kongresit te Autoriteteve Lokale e Rajonale Euripian: Po ndjekim me vemendje zhvillimet neë SHqiperi, se bashku me presidentin e keshillit do te bejme nje vizite te nivelit te larte ne Shqiperi vitin qe vjen.”.

Po ashtu Ademi u shpreh se beson në një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 Qershorit.

“Besoj në një vendim të drejte të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 Qershorit”, u shpreh Ademi

Shpërndaje