Gratë dhe vajzat e shkodrës kanë mbështetur mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor. Deputetja e PD, njëkohësisht kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi gjatë një takimi me vajzat dhe gratë në qytetin verior, bëri me dije se deri më tani, thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për të mbledhur Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor i janë përgjigjur pozitivisht mbi 5000 delegatë.
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, ka deklaruar nga Shkodra se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më 11 dhjetor.
Ajo konfirmoi se 5000 delegatë kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit i cili do të shënojë ringritjen dhe rithemelimin e Partisë Demokratike.
Albana Vokshi deputete e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetarja e LGDSH ka zhvilluar një aktivitet me gratë dhe vajzat e qytetit të shkodrës, ku tema kryesore e këtij takimi ishte mbrojtja e grave nga dhuna.