Vetëm një javë më parë, Vllaznia u shpall kampione e Shqipërisë në futbollin e femrave për të nëntin vit rresht.
Sot në stadiumin “Loro Boriçi” vajzat shkodrane ngritën në qiell trofeun e radhës pas një sezoni të dominuar me ndjekëse në distancë vetëm Apoloninë.
18 fitore dhe 1 barazim, 156 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar nga Vllaznia këtë sezon ku të hënën do të luajë edhe finalen e Kupës përballë Tiranes.