Pak ditë më parë, kandidati për deputet Benet Beci, ishte i pranishëm në zonën e ish – zooteknikës, një lagje periferike e Shkodrës.
Gjatë takimit me banorët e atjeshëm, Beci i dëgjoi ata për problemet e përditshme që hasnin si komunitet.
Dje në mbrëmje patëm një telefonatë nga banorët. Kërkuan praninë e kamerave. Donin të na tregonin diçka.
Pa bërë shumë bujë, në rrugë u vendosën brenda katër ditësh linja elektrike dhe 20 sete ndriçuese, duke i dhënë fund një problemi që zgjaste prej vitesh për këtë komunitet.
Nga kandidati Beci, asnjë gjurmë. Stafi i tij na tha: rëndësi ka që u zgjidh diçka. Mjetet dhe mundësitë gjenden gjithmonë, jo vetëm në fushata. Mjafton vullneti për të bërë gjëra, dhe ne këtë do ta kemi në çdo ditë të vitit.