32 vite më parë 18 qytetarë shkodran u arratisën me anijen luftarake në Shirokë drejt Malit të Zi asokohe pjesë e Ish-Jugosllavisë. Gjatë arratisjes më 11 shtator të vitit 1990, Anisa Gruda një vajzë vetëm 5 vjeçe mbeti e vrarë brenda në anije nga plumbat e mitrolozëve të ushtarëve të regjimit kom,unist që ruanin kufirin dhe liqenin e Shkodrës. Pas 32 vitesh nga ajo ngjarje tragjike në Shirokë, vendin ku u nis anija me 18 shkodranët u vendos një pllakatë përkujtimore nga bashkia Shkodër në nder të vajzës 5 vjeçare që humbi jetën tragjikisht.
Aleksandër Gruda, është babai i vajzës 5 vjeçare e cila u vra nga ushtarët e regjimit diktatorial. Prej 32 vitesh ndodhet në Amerikë ndërsa ka 18 vite pa ardhur në Shqipëri. 67 vjeçari i cili ishte mekaniku i anijes luftarake organizoi planin prej afro një muaj e gjysëm më përpara për arratisjen bashkë me 17 persona të tjerë. Gruda rrëfen se si gjatë asaj arratisje u vra vajza e tij 5 vjeçe.
Pasi mori vesh se vajza u vra, Aleksandri vendosi që të vijë rrugën drejt Ish Jugosllavisë dhe të mos dorëzohej pavarësisht plumbave që vërshonin në të katër anët anija mbërriti në ujërat e ish-jugosllavisë duke u mikëpritur nga malazezët. Që të gjithë përfunduan në Amerikë dhe Australi.
Shteti kom,unist shqiptar i kërkoi ish Jugosllavisë që 67 vjeçari që kishte organizuar arratisjen dhe anija luftarake të ktheheshin mbrapsht por Ish-Jugosllavia pranoi të kthente vetëm anijen e cila edhe pse ishte plot me armë asnjë prej tyre nuk u përdor nga të arratisurit të cilët gjatë gjithë rrugës ishin nën breshërinë e mitrolozëve të ushtrisë shqiptare. Mes lotësh Aleksandri tregon se si rrobat e gjakosura të vajzës i morën me vete deri në Serbi dhe i dërgoi në një Kishë…
Aleksandër Gruda ka dy fëmijë të tjerë një djalë dhe një vajzë ndërsa gjatë arratisjes bashkëshortja e tij ishte shtatëzënë. Janë të shumtë shqiptarët të cilët tentuan që të arratiseshin drejt Ish Jugosllavisë kryesisht por që u vranë nga ushtarët e regjimit monist. Trupat e shumë prej tyre nuk janë gjetur ende edhe sot pas 32 vitesh./STARPLUS/