VIDEO/ Valdrin Pjetri kërkon një shans të dytë…

Shpërndaje

Në fundit e vitit të shkuar me vendim të formës së prerë gjykatat shqiptare vendosen që t’i jepnin të drejt Valdin Pjetrit, kryetarit të zgjedhur dhe të dorëhequr të Bashkisë së Shkodrës pa bërë ende betimin, për mosdeklarimin në formularin e dekriminalizimit të një dënimi të marrë në Itali.

Me këtë vendim në duar, Valdrin Pjetri për herë të parë, vendos të flasë dhe të thotë të vërtetën e tij që ai pretendon se është shume larg gjithë çka u tha për të.

“Isha 19 vjeç student u kapen 2 shok të mi shkova të pyesja për ta, u bë kontroll banesë dhe u gjetën 2 gram hashash unë s’kisha dijeni jetonim në një shtëpi më shumë shqiptar, ja dokumenti kam shkuar vullnetarisht”.

Pjetri tregon se pavarësisht se nuk kishte lidhje me hashashin e gjetur në banesën ku jetonte me shokë të tjerë shqiptare, pas këshillimit me avokaten e zgjedhur kryesisht nga shteti Italian e cila i sugjeronte të pranonte akuzën që çështja të mbyllej pa vonesë pasi në të kundërt procesi do të zgjatej, firmosi.

“Pas presionit isha vetëm 19 vjeç firmosa, qe s’kisha lidhje e tregon dhe ky dokument ky polici dëshmon në gjykatë”.

Në vitin 2012 Pjetri i cili punonte ne ministrin e financave, i kërkon gjykatës së Firences rehabilitim për veprën e procedura në 2003, çka sipas tij u more parasysh duke fshirë nga dosja penale e tij në Itali këtë procedim.

“Pas kësaj dëshmia ime e penalitetit si në gjykata dhe prokurori dilte e pastër”.

Pas kësaj sipas tij nuk kishte detyrim ta deklaronte këtë procedim të 16 viteve më parë në formularin e dekriminalizimit.

Dokumentet e publikuara nga PD pretendon se janë nxjerrë në mënyrë abuzive dhe antiligjore nga kuestura e Firences.

Rrëfimin e tij Pjetri zgjedh ta bëj jo pa qellim kur presidenti ka vendosur datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale edhe në bashkinë e Shkodrës. Ai kërkon një shans të dytë tani që gjykatat shqiptare i dhanë të drejtë.

“Pse jo, mund të kem një tjetër shans nëse kam mbështetjen e socialisteve”.

Por nëse socialistet nuk do t’ia japin këtë mundësi, a do te zgjedh Valdrin Pjetri të dal si kandidatë i pavarur në 6 Mars.

Shpërndaje